gani jakupi connections, fotografía

Marcelo Mercadante, bandoneón · foto: fernando prats

Profili impresionues i një grupi jazzi që bashkon Kosovën, Spanjën, Francën, Zvicrën, Brazilin…instrumentistë me famë që do të tregojnë në një mbrëmje në Tiranë se si të influencuar nga ritmet latino-amerikane kërkojnë rrënjët e jazzit në Ballkan

Më shumë se një zhanër muzikor, jazz është një pikë takimi; e kulturave, gjuhëve dhe ndjeshmërive nga gjithë vendet e botës. Mbi këto, mjeshtrit sidomos, nisin kërkimet mbi rrënjët e tyre…Për shqiptarët rasti është instrumenti Gani Jakupi, i cili së bashku me muzikantin me famë, spanjollin Marcelo Mercadante, bandoneon, kontrabasin Jordi Gaspar, Celia Torres Ruiz, çello, Nesim Maxhuni perkursion, po nga Prishtina, marrin pjesë në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Jazz Albania. Vlerësohet një mbrëmje e rëndësishme prezenca e këtij grupi, të cilët me etnitete të ndryshme sjellin në Tiranë një përvojë evropiane. Së paku, Marcelo Mercedante pranohet se është bandoneonisti më i mirë në Spanjë dhe mjaft të tjerë e konsiderojnë ndër instrumentistët më të mirë në botë.

*

Gani Jakupi Connections en Albania: Gani Jakupi, guitarra; Marcelo Mercadante, bandoneón; Cèlia Torres, cello; Jordi Gaspar, contrabajo; Nesim Maxhuni, batería
Fotografía: fernando prats

Etiquetado ,,,,,,,

Deja un comentario

Tu dirección de correo electrónico no será publicada. Los campos obligatorios están marcados con *